Portugalia konfirmon përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën

Kosova

Portugalia konfirmon përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 12:02

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, ka pritur në takim sot Zëvendës Ministrin e Jashtëm Portugez për Çështje të BE-së, Bruno Maçaes me të cilin ka folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu është diskutuar edhe për Marrëdhëniet Kosovë-BE, rrjedhjen e procesit të Negociatave për Stabilizim dhe Asociim, procesin e Liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për Dialogun Prishtinë-Beograd.

Kasapolli e ka njoftuar Maçaes për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar.

Poashtu, Kasapolli është shprehur falënderues ndaj Portugalisë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën.

Kasapolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Jashtëm Portugez për Çështjet e BE, e ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Portugalisë për Kosovën. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat