Edhe LISBA përkrahë shqiptarët në Maqedoni

Kosova

Edhe LISBA përkrahë shqiptarët në Maqedoni

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 10:16

Partia e Fuad Ramiqit ka dalë pro protestave të shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas LISBA’s, fushatat antishqiptarë janë të papranueshme derisa ka bërë thirrje që liderët e kontrabanduar shqiptar të luftës të largohen.
Lexojeni të plotë deklaratën e LISBA’së

"Lëvizja Islame Bashkohu" si pjesa më e vetëdijshme e kombit shqiptar dhe ruajtësi i vetëm i së kaluarës,të tashmes dhe të ardhmes në tokat shqiptare,ështe shumë e shqetësuar me pozitën e padurueshme të popullit shqiptar,si dhe me qëndrimin ekskluzivisht vasal të liderëve politikë shqiptarë kudo,e në veçanti në Maqedoni.

Tendencat e vazhdueshme anti-shqiptare për dezintegrimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve kudo duke shejuar kufijtë nëpër ura për t'i tkurrur edhe më tutje tokat e shqiptarëve në emër të "demokracisë dhe integrimit asimilues" të shqiptarëve për "Lëvizjen Islame Bashkohu" janë të papranueshme.

"Lëvizja Islame Bashkohu" e ka të qartë se është momenti më i domosdoshëm dhe i fundit që populli shqiptar ta marrë fatin në duart e veta dhe t'i shpallë ilegalë të gjithë liderët politikë të trafikuar në emër të luftës dhe patriotizmit dhe të kërkojë llogari nga ta.

"Lëvizja Islame Bashkohu" i bën thirrje tërë popullit shqiptar, kudo në trojet tona,që ta fillojë fazën e integrimit brenda një shteti të vetëm.

Vetë kjo rrugë garanton identitet,dinjitet dhe stabilitet.

"Lëvizja Islame Bashkohu"ju garanton se do të jetë e para në këtë nismë mbarëkombëtare,duke qenë pjesë e popullit shqiptar kudo,e në veçanti, në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat