Ka nisur ndërtimi i sheshit “Car Llazari” në Mitrovicë

Kosova

Ka nisur ndërtimi i sheshit “Car Llazari” në Mitrovicë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 08:53

(E plotësuar) Punëtorët e “Novi Pazar Put” me makinerinë e tyre kanë filluar të mërkurën rreth orës 09:40 prerjen e asfaltit dhe punimeve tjera për fillimin e ndërtimit të sheshit “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Paraprakisht gjatë ditës së djeshme janë hequr edhe semaforët dhe gjithçka që ka pasur në atë vend për ta përgatitur terrenin për ndërtimin e këtij sheshi.

Shumë qytetarë serb të Veriut janë mbledhur dhe po vëzhgojnë situatën. Njëkohësisht vërehet edhe prania e shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sot pritet të ndërtohet Sheshi i ”Car Lazarit” në Mitrovicë

Drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është duke qëndruar në veri të Mitrovicës, ku pritet që sot të ndërtohet Sheshi ”Car Lazarit” në Mitrovicë, ashtu siç është paralajmëruar një ditë më parë.

Mësohet se ai dje ka pasur takim me kryetarin e komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Lagjen e Boshnjakëve, me ç’rast janë dakorduar që ndërtimi i sheshit ‘Car Lazar’ , që do të ndodhë krejt pranë urës kryesore të lumit Ibër, të fillojë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat