SLS para shpërbërjes, largohen anëtarët e Shtërpcës

Kosova

SLS para shpërbërjes, largohen anëtarët e Shtërpcës

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:05

Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka) është përçarë dhe ndodhet para shpërbërjes përfundimtare. Pas problemeve në legjislaturën e kaluar ku nga kjo parti u larguan disa deputetë, anëtarët e SLS-së nga Shtërpca kanë vendosur ta braktisin këtë parti.
Nga SLS janë larguar Bratislav Nikoliq, kryetar i Shtërpcës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dalibor Jevtiq, drejtor i partisë dhe ministër në detyrë i Komuniteteve dhe Kthimit, pastaj deputetët Sasha Milosavljeviq, Jelena Bontiq dhe Jasmina Zhivkoviq, të gjithë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Lexojeni deklaratën e plotë të lëshuar për opinionin publik nga krerët e SLS në Shtërpcë

Dorëheqja jonë është pasojë me gjendjen e pakënaqshme në parti dhe pamundësinë që të ndikojmë në të.
Me keqardhje konstatojmë se Partia e Pavarur Liberale, pas suksesit të madh që e arritëm se bashku është dezorientuar dhe është bërë organizatë jodemokratike në të cilën më nuk arrihen ato qëllime rreth të cilave jemi mbledhur.
Pas shumë kohë të heshtjes dhe shumë tentimeve që brenda SLS-it të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve për shkak të cilave gati të gjithë zyrtarët ose largohen nga partia ose për këtë mendojnë vazhdimisht, kemi vendosur që të largohemi nga kjo organizatë dhe për këtë ta njoftojmë opinionin.
Theksojmë se në shtyrjen e këtij vendimi ka ndikuar fakti se më herët janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe si atë parlamentare së voni ku largimi ynë nga partia do të konsiderohej e qëllimshme. Fakti që dorëheqje po japim pas fitores së madhe në Shtërpcë në zgjedhjet lokale dhe në ato parlamentare, është fakt i mjaftueshëm që partitë nuk po e lëmë për shkak të pozitave apo privilegjeve, por për shkak të mospajtimeve të thella me arbritaritetin e një njeriut.
Në konsultim me bashkëpunëtorët tonë, aktivistët e deritashëm të SLS nga Shtërpca, kemi marrë vendim që funksionalitetin tonë politik të vazhdojmë të bashkuar dhe të ftojmë front sa më të gjerë të njerëzve që të zgjidhim sfidat e shumta që janë para nesh. Opinioni për të gjitha këto do të njoftohet.
Paraprakisht i hedhim poshtë të gjithë spekulimet dhe theksojmë se dorëheqja nga anëtarësia në SLS të deputetëve, Sasha Milosavlejviq, Jelena Bontiq dhe Jasmina Zhivkoviq nuk e sjellë në pikëpyetje paraqitjen e përbashkët të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.
Fuqishëm mbështesim paraqitjen e përbashkët të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, punën e përbashkët për formimin e Bashkësisë së komunave Serbe dhe cilëndo iniciativë që do të ndikojë në jetën e serbëve të Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, deputetët në Kuvendin e Kosovës nga Shtërpca dhe kryetari i Shtërpcës për këtë çështje do të japin kontributin më të madh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat