​Jahjaga dënon djegien e flamurit të Maqedonisë në Prishtinë

Kosova

​Jahjaga dënon djegien e flamurit të Maqedonisë në Prishtinë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 22:21

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Jahjaga ka theksuar se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.

Poashtu, Jahjaga ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat