Prishtina proteston për Shkupin

Kosova

Prishtina proteston për Shkupin

Nga: M.Lakna Më: 8 korrik 2014 Në ora: 18:46

Në sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë ka nisur protesta e grupit të Tifozëve “Plisat”, kundër dhunës që aparati shtetëror ushtroi ndaj protestuesve shqiptar në Shkup. Qindra protestues janë bashkuar tek sheshi kryesor për të vazhduar më tutje deri tek Ambasada e Maqedonisë në Kosovë.

Ata duke mbajtur në duar flamuj kombëtar dhe pankarta në të cilat bënin thirrje se Shkupi nuk është vet, kanë nisur marshin e tyre drejt Ambasadës së Maqedonisë.

Në protestë po merr pjesë edhe këngëtarja e njohur shqiptare nga Shkupi, Tuna si dhe i dashuri i saj Cozman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat