Zhbogar nuk garanton nëse do rifillojnë punimet në Rashkë

Kosova

Zhbogar nuk garanton nëse do rifillojnë punimet në Rashkë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 16:33

Familjarë të personave të zhdukur, të shqetësuar për ndërprerjen e punimeve në Rudnicë të Rashkës nga pala serbe, kanë takuar sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Sipas një komunikate për media, kërkesë e tyre ishte që puna të fillojë sa më parë në zbardhjen e fatit dhe nxjerrjen e trupave, të cilët forcat serbe i kanë groposur padrejtësisht.

Ata thanë se kërkesa për fonde nga pala serbe është shumë ofenduese.

Kurse, Zhbogar u premtoi familjarëve që do të njoftojë Brukselin zyrtar dhe Zyrën e BE-së në Beograd, dhe përfaqësuesit e Qeverisë Serbe, me këto shqetësime dhe kërkesa të drejta të familjarëve.

Ndryshe, tha se për rrjedhën e mëtutjeshme rreth kësaj çështje do të njoftojë përfaqësuesit e Shoqatave Familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat