Konfirmohet mbështetja e Austrisë për Kosovën

Kosova

Konfirmohet mbështetja e Austrisë për Kosovën

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 16:06

Ministri i Drejtësisë në largim, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.

Kuçi e ka njoftuar Kickert për zhvillimet e fundit në Kosovë në fusha të caktuara, duke u fokusuar në veçanti në fushën e drejtësisë dhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në këtë takim, Kickert e ka njoftuar Kuçi se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe e ka përgëzuar atë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke theksuar se Kosova ka dëshmuar pjekuri në këtë proces dhe shpreson që kjo të vazhdojë edhe më tutje.

Gjithashtu në takim, Kuçi dhe Kickert kanë biseduar për çështje tjera më rëndësi, proceset e integrimit evropian me ç’rast Kickert e ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe për zhvillimet e mëtutjeshme në këtë drejtim. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat