Kurti e fton Thaçin në debat publik për çëshjten e Bashkimit Kombëtar

Kosova

Kurti e fton Thaçin në debat publik për çëshjten e Bashkimit Kombëtar

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:35

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë ftesë publike kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik.

Në këtë debat, Kurti ka para parë që të diskutojnë për mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike.

“Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kishte filluar ta përmend bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike”, thuhet në ftesën e Kurtit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat