14 Korriku - data e nisjes se nënshkrimit të peticionit

Kosova

14 Korriku - data e nisjes se nënshkrimit të peticionit

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:27

Është mbajtur sot mbledhja e Bordit Drejtues të Peticionit nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres në largim Edita Tahiri, kryesuese e Bordit. Në këtë takim u vlerësua përkrahja për peticioni e Forumit mbështetës të shprehur në takimin e djeshëm si dhe idetë dhe rekomandimet që dolën nga pjesëmarrësit e këtij takimi.

Në këtë mbledhje bordi është marr vendim që peticioni të nis me nënshkrime me 14 korrik dhe do të zgjas pesë ditë.

Me këtë rast Bordi Drejtues i ka ftuar të gjithë qytetaret e vendit tonë që të japin kontributin e tyre dhe të dalin ta nënshkruajnë në mënyrë sa ma masive këtë peticioni, si një formë e shprehjes së fuqishme të mbështetjes për gratë tona viktima të dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, njëherësh duke dërguar mesazh të fuqishëm në të gjithë botën se “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”.

Gjithashtu, Bordi ka marr vendim që Eliza Hoxha të jetë anëtare e këtij Bordi drejtues duke marrë për bazë kontributin e sajë përmes artit për këtë çështje të ndjeshme tragjike me projektin e saj për gratë e dhunuara gjatë luftës “Heshtja e këngës”.

Gjatë javës do të mbahen takime intensive me të gjitha strukturat komunale që janë pjesë e kësaj iniciative për te bashkërenduar veprimet në mënyrë që ky projekt te realizohet me sukses. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat