Muhaxheri: Unë i them po Ramushit kryeministër dhe Albinit në Qeveri

Kosova

Muhaxheri: Unë i them po Ramushit kryeministër dhe Albinit në Qeveri

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 14:17

​Opozita e bashkuar në qeverisje të vendit është ajo që i duhet Kosovës aktualisht, sepse aq keq ka degraduar Kosova sa që vetëmnjëalternativë me ekip prej njerëzve të opozitës së bashkuar mund të ia ndërrojnë drejtimin Kosovës. Tash është momenti për ta nisur këtë kthesë’, kështu i ka thënë Kosovapress-it, Arton Muhaxheri, një nga aktivistët kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

‘Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje unë jam pro kësaj qeverie dhe pro pjesëmarrjes së VV në këtë qeveri. Na duhet përkushtimi dhe pjesëmarrja jonë në qeveri. Kjo do t’i kontribuoj zhvillimeve pozitive në vend. Tani ose kurrë Kosova ka nevojë shumë për dy potenciale të fuqishme Albin Kurtin e RamushHaradinajn. Nuk duhet të hezitojmë gjithsecili prej nesh, sepse janë këta dy njerëz që mes vete mund të mos përputhen në shumë gjëra, por një është e vërtet, në çështje madhore, nacionale e kombëtare Kurti e Haradinaj padyshim se bashkohen, janë të bashkuar dhe do të mbesin bashkë. E kaluara e tyre për kombin, sakrifica dhe kontributi është dëshmi se i bashkon.’-ka shtuar Muhaxheri.

Ai ka thënë se është pro qeverisë emergjente të opozitës, me kryeministër Ramushin.

“Unë jam pro përfshirjes së ‘Vetëvendosje’-s në këtë qeveri. Kështu do të votoj edhe në referendumin e brendshëm poqëse organizohet në strukturat e VV-së. Do t’i them PO. PO, sepse shumë më shumë kemi aryse për të qenë pjesë e qeverisë se sa për të mos qenë pjesë e saj.Kosovën, Albinin, Ramushin e presin shumë punë, andaj t’ia nisim”, thotë Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat