​Komuna e Gjakovës dy orë më shumë punë për diasporën

Kosova

​Komuna e Gjakovës dy orë më shumë punë për diasporën

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 21:47

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka bërë të ditur se komuna që ajo udhëheqë ka marrë vendim që të zgjatet orari i shërbimeve në komunë, për dy orë.
Kjo sipas Kusari-Lilës, bëhet për shkak se tash është shtuar fluksi i qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe bashkëqytetarë në diasporë,

Që nga dita e hënë, qytetarët e Gjakovës do të kenë kohë dy orë më shumë për të kryer shërbimet e tyre në Komunë.

Komuna jonë ka marrë vendim për të zgjatur orarin e shërbimeve për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.

Do të thotë që nga sot, 07.07.2014, shërbimet e ofiçarisë do të punojnë me orar shtesë”, ka njoftuar Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat