​Albulena Haxhiu e quan “të pafytyrë” Edita Tahirin

Kosova

​Albulena Haxhiu e quan “të pafytyrë” Edita Tahirin

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 21:04

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “të pafytyrë” zëvendëskryeministren në detyrë, Edita Tahiri.
Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, ia ka dhënë këtë epitet Tahirit, për shkak të nismës për mbledhjen e peticioneve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Pafytyrësia e Edita Tahirit nuk ka të ndalur!!! Kësaj radhe me nismën e mbledhjen e peticioneve për viktimat e dhunës seksuale!!!”, shkruan ajo në Facebook.

“Znj. Tahiri si kryenegociatore në asnjë rast dhe asnjë mënyrë nuk i ka kushtëzuar bisedimet me Serbinë me krimet që i kanë bërë në Kosovë, në veçanti dhunimet e grave gjatë luftës. Iniciativa e saj është kryekëput një tentim për shfajësim për dëmet e shkaktuara nga negocitat dhe bisedimet me Serbinë në Bruksel”, shkruan veç tjerash Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat