OKB harroi gratë e dhunuara të Kosovës

Kosova

OKB harroi gratë e dhunuara të Kosovës

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 20:18

Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, nuk janë përfshirë në raportin global të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raport ky që del për ndodhitë në shtete të ndryshme të botës. Nderkohe, ende nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që kërkon hetimin dhe gjykimin e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. MInistria e Pushtetit Lokal premton reagim të menjëhershëm.

Zv/kryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, ka mbledhur në një takim përfaqësues institucionesh dhe organizatash të ndryshme për të diskutuar modalitetet rreth fillimit të mbledhjes së këtyre nënshkrimeve.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin `Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë`, pasi sipas drejtueseve të Bordit të këtij peticioni, duhet të mbahet edhe një takim tjetër me të gjithë aktorët relevantë të forumit mbështetës të kësaj iniciative për marrjen e një vendimi të tillë.

Iniciuesja e Bordit të grave drejtuese të peticionit, Edita Tahiri, theksoi se takimi i sotëm ka pasur si qëllim diskutimin e ideve të ndryshme për realizimin e kësaj iniciative.

“...Ne kërkojmë që bërësit e këtyre veprave gjenocidale të dalin para drejtësisë, është hapur nëj debat dhe debati jonë i brendshëm është se a është vonë pse nuk është bërë më herët. Pse duhet OKB, pse duhet raporti? Njohësit e të drejtës ndërkombëtare e dinë që nuk mund të ketë procese të drejtësisë pa pasur faktografi. Dhe faktet që bëhen nëpërmjet një raporti zyrtarë nga OKB, është raport valid që hap rrugë për drejtësi ndërkombëtare...” tha Tahiri.

Zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal shpresojnë që të ketë sa më shumë nënshkrime nga ana e qytetarëve në këtë peticion, e të cilët do të jenë përkrahës për njohjen nga ndërkombëtarët të këtij krimi gjenocidal.

“...Do të jemi me të gjitha kapacitetet në përkrahje të zyrave komunale për barazi gjinore, për të drejtat e njeriut, etj. Sot kemi komunikuar edhe më kryetarët e komunëve, ku kemi marrë mbështetjen e tyre dhe besojë që gjatë ditëve në vijim do të jemi në gjendje të sigurojmë hapsirë logjistike që ky peticion të jetë sa më masiv...”, tha Besnik OSMANI, sekretar ne MAPL

Në anën tjetër, përfaqësueset nga të gjitha qytetet e vendit të organizatave të ndryshme joqeveritare për mbrojtjen e grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë, kërkuan që mbledhja e nënshkrimeve, përkatësisht peticioni të fillojë sa më shpejt, e të mos zvarritet më, siç theksuan, gjë që është bërë tash e 15 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat