Kickert takon Kurtin dhe Ymerin, njihet me qëndrimin e VV

Kosova

Kickert takon Kurtin dhe Ymerin, njihet me qëndrimin e VV

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 19:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë, Visar Ymeri, pritën sot në një takim Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, i shoqëruar nga zyrtari i lartë i kësaj Ministrie, Johann Settler dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe për qëndrimet politike të VV-së, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VV.

Temë e takimit ishte dhe situata ekonomike në vend si dhe rrugët e zhvillimit që do ta nxirrnin nga kjo situatë Kosovën.Kurti e Ymeri në këtë takim kanë prezantuar detaje të qëndrimeve programore të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me çështjet politike e ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat