Haradinaj takoi Kickert

Kosova

Haradinaj takoi Kickert

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot drejtorin politik të MPJ të Austrisë, Jan Kickert, të shoqëruar nga Johann Settler, zyrtar i lartë në MPJ të Austrisë dhe Johann Brieger, ambasador i Austrisë në Kosovë.

Haradinaj dhe Kickert biseduan për zhvillimet aktuale në vend, proceset që po kalojmë dhe raportet e mira të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Austrisë.
Kryetari Haradinaj e falënderoi Kickert dhe qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi, veçanërisht në periudhën e shtetndërtimit.
Kryetari Haradinaj kërkoi, gjithashtu, mbështetjen e Austrisë në rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat