Ky është pushteti i Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit (VIDEO)

Kosova

Ky është pushteti i Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit (VIDEO)

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:05

​Si duket Vetëvendosje është e vendosur t’ua ndaloi punën, punëtorëve që të punojnë pa leje në hapësirat e sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Këta dy punëtorë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në shesh, sot kishin dalë për të protestuar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës, për ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre biznesor, në sheshin e Prishtinës, raporton Veriu.info.

Në pamjet në vijim ju mund të shihni konfiskimin nga ana e policisë me urdhër të Inspektorit të Komunës së Prishtinës, të gjë sendeve të tyre.

Gjatë gjithë procesit të konfiskimit. pronarët e këtyre makinave/lojrave ankoheshin duke thënë: “Nuk ja u kemi dhanë votën me na e hjekë bukën e gojës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat