Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Kosova

Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:18

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në këtë takim, Jahjaga e ka falënderuar ambasadorin Blomeyer për punën e tij dhe bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës dhe ka theksuar si shumë të rëndësishme mbështetjen që Gjermania vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha proceset demokratike të saj.

Ndërsa, ambasadori Blomeyer e ka vlerësuar mikpritjen në Kosovë dhe posaçërisht bashkëpunimin me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë e Kosovës.
Blomeyer ka thënë se Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme dhe se duhet të vazhdojë përparimin në agjendën e saj evropiane. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat