Kickert: Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kosova

Kickert: Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 14:50

Zëvendëskryeministrja në largime e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Kickert, Drejtor politik i ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.

Tahiri në këtë takim ka vlerësuar lartë marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Austrisë dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit Austriak për integrimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës.

Në këtë takim,Tahiri e ka falënderuar Austrinë për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në marrjen e kodit ndërkombëtar telefonik pranë ITU-së.
Më tej. Tahiri e ka njoftuar për progresin që është arritur në takimet e javës së fundit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ndërsa, ambasadori Kickert është u zotuar se Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e jetës duke konsideruar se marrëdhëniet bilaterale janë të nivelit të lartë dhe e ka theksuar se Austria do të vazhdojë të jetë aktive edhe për sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.
Me këtë rast ai ka konfirmuar përkrahjen e Austrisë për marrjen e kodit telefonik për Kosovën dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian që ky proces të realizohet me sukses. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat