Zafir Berisha e quan "mangup" Enver Hasanin

Kosova

Zafir Berisha e quan "mangup" Enver Hasanin

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 00:34

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha nuk e sheh Enver Hasanin si kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai thotë se Hasani është një “mangup i dëshmuar”.

Berisha këtë vlerësim për Enver Hasanin e ka bërë pas interpretimit që Gjykata Kushtetuese ia ka bërë kërkesës së Presidentës, Atifete Jahjagës, rreth mandatarit dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

“Presidentja pa kurrfarë arsye dhe kërkese nga askush ju drejtua Gj. Kushtetuese për interpretim të diçkaje që ishte edhe për analfabetet e interpretueshme , ajo tentoi me ja lënë “kopilin te dera” (siç thotë populli) “mangupit” tashmë të dëshmuar E.H.”,ka shkruar Berisha në Facebook.
“Po ky më shumë mjeshtëri “pataten e nxehtë” ja la asaj që kishte dalë nga zarfi i Dellit, duke ja bërë me dije siç thotë populli ” si e ke lypë edhe e gjen” ec tash bjeri ne fije kësaj loje me “guxha” që po ndodhë në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat