Limaj mohon t’i ketë thënë Ahmetit, “turp të kesh”!

Kosova

Limaj mohon t’i ketë thënë Ahmetit, “turp të kesh”!

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 23:12

Në një faqe në Facebook që mban emrin e Fatmir Limajt, është bërë një postim ku Limaj i thotë kreut të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetit, “turp të kesh”. Limaj demanton se ky postim është bërë nga ai.
“Gjatë ditës ka qarkulluar një reagim i rremë, të kinse një deklarate të Kryetarit të Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni”, thuhet në faqen zyrtare të Limajt në Facebook.

“Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, demanton këtë reagim qe fillimisht është plasuar në rrjetet sociale nga persona të papërgjegjshëm që kanë hapur faqe të ndryshme jo zyrtare në Facebook, në emër të Kryetarit, z. Fatmir Limaj.

Reagimi i Limajt

Të dashur miq,
Gjatë ditës ka qarkulluar një reagim i rremë, të kinse një deklarate të Kryetarit të Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni.
Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, demanton këtë reagim qe fillimisht është plasuar në rrjetet sociale nga persona të papërgjegjëshëm që kanë hapur faqe të ndryshme jo zyrtare në Facebook, në emër të Kryetarit, z. Fatmir Limaj.
Nga Kabineti i Kryetarit Limaj

Postimi i rrejshëm në emrin e Limajt

"Turp te kesh Z.Ali Ahmet te demtosh popullin me voten qe ju more Turp , Premtimet qe i ke bere nuk po shfaqen askund , po e mbashtron popullin , se populli ta jep voten per premtimet qe i ke bere . Z.Ali Ahmeti dilni ne konferenc per shtyp , diskutoje kete cheshtje , se eshte keqesu popoulli .
F.L".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat