Murati: Problemi i shqiptarëve në Maqedoni, pasojë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan

Kosova

Murati: Problemi i shqiptarëve në Maqedoni, pasojë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 21:46

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, ka thënë se problemi i shqiptarëve në Maqedoni, në thelb është pjesë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan.

Murati shkruan në Facebook se pa u trajtuar shqiptarët në Maqedoni si komb shtetformues, nuk do të ketë relaksim të marrëdhënieve ndëretnike.

“Problemi i shqiptarëve në Maqedoni në thelb është pjesë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Nuk e ka burimin ky problem tek moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, por pikërisht kjo marrëveshje është ndër problemet e mëdha sepse nuk i trajton shqiptarët si komb shtetformues në Maqedoni me të drejtë të vetëvendosjes. Andaj nuk ka zgjidhje afatgjatë të situatës në Maqedoni, qetësim të situatës dhe relaksim të marrëdhënieve ndëretnike, pa u trajtuar shqiptarët në Maqedoni si komb shtetformues me të drejtë të vetëvendosjes, e jo si monedhë për kusuritje në ndarjen e pushtetit në mes të politikanëve të korruptuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat