Autostrada Prishtinë-Shkup përcillet me kritika

Kosova

Autostrada Prishtinë-Shkup përcillet me kritika

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:30

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup po përcillet me kritika nga partitë opozitare. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se qeveria në largim është nxituar, sepse vendi ka prioritete shumë më të rëndësishme sesa autoudha, ndërkaq Vetëvendosje thotë se nuk do heqë dorë nga kërkesa për angazhim të prokurorisë në hetimin e dy autostradave në të ardhmen.
Edhe zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hanë i Elezit, që pasoi nënshkrimin e kontratës ndërmjet qeverisë dhe kompanisë fituese `Bechetel Enka`. Partia e dytë më e madhe në vend, LDK, thotë se qeveria në largim nuk është dashur të fillonte projekte që kanë implikime financiare për mandatin e ardhshëm. Avdullah Hoti ka ripërsëritur qëndrimin se kjo është kohë transitore, ku qeveria në largim përmbush vetëm obligimet e zakonshme që kanë institucionet e Kosovës.
"Kosova ka prioritete të tjera që duhet përmbushur përpara se të ndërtohet autostrada".

Ngjashëm thonë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes. Visar Ymeri thotë se nënshkrimi me kaq nguti i kësaj kontrate lë shumë hapësirë për të dyshuar, derisa e quan proces jo transparent dhe Kosova mund të humbë shumë, mu ashtu sikur me autostradën Vërmicë-Merdar. Ai thotë se do të insistojnë në qeverisjen e ardhshme që të dy kontratat të heton nga prokuroria.
"Kjo qeveri në ikje nuk do të duhej të kishte të drejtë që ta fus vendin në një obligim kaq të madh financiar, meqenëse nuk do të jetë ajo që do të qeveris me vendin, por është dashur që ti lihet qeveirsë së re, kursho që e krijon atë që ajo të ballafaqohet, ajo ta marrë vendimin në këtë projekt I cili do ta ketë ndikimin jo vetëm sivjet po edhe në vitet e ardhshme. Ne natyrisht insistojmë që edhe kontrata e kaluar edhe kjo kontratë që të hetohen nga prokuroria e pavarur dhe të shohim të gjeturat e këtij hetimi, nëse ka pasur shkelje të procedurave dhe nëse ka pasur afera për të cilat ne dyshojmë, pastaj varëishst nga këto të gjetura, do të mrret vendimi se di të procedohet më tutje me kontratë të tillë, aktualisht nuk mund të them asgjë sepse nuk i dimë asnjë prej detajeve për sa i përket ndërtimit të kësaj rruge".
E zyrtarë të AAK-së dhe të Nismës për Kosovën, të kontaktuar për këtë çështje, nuk kanë dashur të flasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat