Çeku takohet me Haradinajn, ofertë për koalicion me PDK-në?

Kosova

Çeku takohet me Haradinajn, ofertë për koalicion me PDK-në?

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 19:59

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar fushatën e saj të takimeve me të gjitha partitë politike që kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, duke përjashtuar këtu vetëm Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo po tenton t'i bind ato për koalicion qeveritar.
Një takim i Agim Çekut dhe të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj thuhet të ketë ndodhur të shtunën. KTV raporton se Çeku dhe Haradinaj janë takuar dje në lokalin “Zanzi Bar” në Prishtinë.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.

Përfaqësuesit e PDK-së raportohen të jenë takuar edhe me përfaqësues të Nismës dhe LDK-së, por të dy këto parti kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre se nuk do të hyjnë në koalicion qeverisës me PDK-në e Hashim Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat