Edhe në Kosovë protestohet për grupin “Monstra”?

Kosova

Edhe në Kosovë protestohet për grupin “Monstra”?

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:07

Disa burime të “Bota sot” bëjnë të ditur se forca të shumta të njësisë speciale janë grumbulluar pranë ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

"Rruga tek ambasada e Maqedonisë është bllokuar, po vërehet një prani e madhe e Policisë së Kosovës, ndërsa qytetarë ka më pak", thotë një burim.

Thuhet se bëhet fjalë për një protestë të organizuar nga tifozët “Plisat”, në shenjë revolte ndaj të dënuarve shqiptar në procesin gjyqësor “Monstra”.

Ndryshe Plisat kanë paralajmëruar një protesë edhe për ditën e martë.

“Protestë në mbështetje të Shqipëtarëve të F.Y.R.O.M-it për tu treguar Sllavëve se Shqipëtarët në Maqedoni nuk janë vetëm . Protesta do të jetë para ambasadës së Maqedonis në Prishtinë të gjithë pjesmarrësit i lus të kenë me vete flamuj Shqipëtar. Për të gjithë qe nuk e din se ku është ambasada e Maqedonis TAKIMI DO TË BËHET PARA BUSTIT TË SKËNDERBEUT NË ORA 18:00 DITË E MARTË KU TË PJESMARRËS DO TË JENË EDHE TIFOZERIA E KRYEQYTETIT TË KOSOVËS PLISAT”, thuhet në njoftimin e tyre./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat