Dhuna sllavomaqedonase e padurueshme, rikthehet regjimi millosheviqian në Ballkan!

Kosova

Dhuna sllavomaqedonase e padurueshme, rikthehet regjimi millosheviqian në Ballkan!

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 17:16

Protesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së. Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.

Shqiptarët e dëshmuan se nuk duan të jenë peng e pushtetit maqedonas, që padrejtësisht rrah, burgos madje edhe vret shqiptarët. Shqiptarët të pakënaqur me gjendjen e tyre dhe padrejtësitë që po u bëhen atyre, në shenjë revolte shpeshherë kanë protestuar siç po bëjnë edhe tani.

Kësaj radhe ata protestojnë kundër vendimit të Gjykatës për grupin “Monstra”, që u dënuan me burg të përjetshëm, dhe sërish protestuesit e morën ‘dënimin’ e njëjtë nga shteti i tyre, i cili pamëshirshëm dhunoj ata.

Edhe të dielën shqiptarët e Maqedonisë kanë protestuar në Tetovë, bashkë me tetovarët, e në Gostivar për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”.
Edhe gazetarë nga Kosova janë nisur për të përcjellë protestën atje, madje një gazetar, Besim Ibraimi, është arrestuar në Maqedoni.

Thaçi, gardiani i rremë i shqiptarëve

Analisti shqiptar që jeton në Maqedoni, Nijazi Muhamedi, thotë se dhuna e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve atje nuk është skenar i rastësishëm. Ai u tregua kritikë edhe për zyrtarët shqiptarë jashtë Kosovës e Maqedonisë që nuk reaguan për këtë rast.

“Ngjarjet e fundit në Maqedoni që kanë të bëjnë me dhunën e policisë maqedonase ndaj të rinjve shqiptarë duhen shikuar për së thelli, sepse edhe skenari i tyre nuk është i rastësishëm. Është e kuptueshme, prandaj, se edhe sjellja e autoriteteve shqiptare, “këta gardianë të rremë” të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të jetë sa për sy e faqe. S`i u panë deklarimet e para, disa nga të cilat, si ajo e ambasadorit shqiptar në Shkup, Bushati, ishin deklarime injorante, që tregonte se ky mjeran i ri i diplomacisë shqiptare ndoshta mund të dijë diçka më tepër për zullutë e Afrikës se sa për shqiptarët në Maqedoni”, thekson Muhamedi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat