Auditori: UP pagoi profesorë pa dëshmi për vijueshmërinë e mësimit

Kosova

Auditori: UP pagoi profesorë pa dëshmi për vijueshmërinë e mësimit

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 15:48

Universiteti i Prishtinës ka lëshuar pagesa për pesë profesorë e kjo në vlerë prej 10,170 euro, pa dhënë ndonjë dëshmi për vijueshmërinë e procesit mësimor për semestrin dimëror 2013/2014, gjithashtu UP kishte punësuar punonjës në administratë, pa konkurs të hapur publik.

Universiteti i Prishtinës ka lëshuar pagesa për pesë profesorë e kjo në vlerë prej 10,170 euro, pa dhënë ndonjë dëshmi për vijueshmërinë e procesit mësimor për semestrin dimëror 2013/2014, gjithashtu UP kishte punësuar punonjës në administratë, pa konkurs të hapur publik.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, ku brenda raportit thuhet edhe se kanë hasur në dy raste ku stafi i angazhuar i UP-së kishte marrëdhënie pune edhe me një institucion tjetër, ku në të dy vendet e punës janë deklaruar me pagë primare, duke mos respektuar kështu kërkesat ligjore për deklarimin e punëdhënësit kryesor dhe atij sekondar.

Më tutje në raport thuhet, se për 10 profesorë të angazhuar në programin “Aftësimi dhe Kualifikimi i Mësimdhënësve”, iu është paguar shuma totale prej 44,820 euro, ku këto pagesa janë tejkaluar nga orët e mbajtura në të vërtetë nga profeso rët në fjalë.

Pra, sipas raportit, vetëm pjesa prej 26,324 euro është mbështetur me evidencat e vijueshmërisë, ndërsa për pjesën tjetër prej 18,496 euro nuk janë gjetur evidence të vijueshmërisë së stafit të angazhuar.

Raporti flet edhe për rastin e një personi të caktuara si ushtrues detyre për zhvillim akademik deri në muajin tetor 2012, mirëpo veprimtaria dhe pagesa ndaj tij kishin vazhduar edhe për gjashtë muaj shtesë.

Sipas raportit, njësitë akademike gjatë vitit 2013 nuk kishin raportuar për obligimet e tyre dhe si pasojë UP nuk ka arritur të inkorporonte shumta e sakta në PVF.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm thotë se UP kishte lidhur kontratë me OE për shërbimet e Dezinfektimit, Deratizimit dhe Dezinsektimit në hapësirat e objekteve të UP-së, por që puna ishte e bërë para nënshkrimit të kontratës.

Gjithashtu, raporti thotë, se në 46 raste kanë vërejtur që janë lidhur kontrata mbi normë dhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme për të ardhurat personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat