Ernest Luma: Ja çfarë emër duhet të merrte autostrada e re

Kosova

Ernest Luma: Ja çfarë emër duhet të merrte autostrada e re

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 11:36

Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma ka dhënë propozimin e ri për emrin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit.
Kësaj rruge, Luma ka thënë se do të ishte mirë të emërtohej me emrin e Nënës Terezë, Ismet Jasharit ose Fadil Nimanit.

Lexojeni të plotë propozimin e ideologut të AAK’së

Pa hy' në detajet tjera rreth temës së autostradës Prishtinë-Shkup, nja dy fjalë rreth emrit të saj. Mendoj se më shumë këtij segmenti do t'i shkonte njëri nga këta tre emra:

1) Nënë Tereza;
2) Ismet Jashari - "Kumanova" (luftëtar nga Maqedonia, që ra në Betejën e Llapushnikut, 1998);
3) Fadil Nimani - "Tigri" (luftëtar nga Kosova, që ra në Vaksincë të Kumanovës, 2001).

Jam thellësisht i bindur se edhe vetë Arbër Xhaferi, po të ishte gjallë, do të ishte dakord me mua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat