Mustafa: Nesër rezultatet e Testit Shtetëror të Maturë

Kosova

Mustafa: Nesër rezultatet e Testit Shtetëror të Maturë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 09:59

​Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha se nesër pritet që të shpallen rezultatet e Testit Shtetëror të Maturës.

Sipas tij, pas shpalljes së këtij rezultati - pritet që të hapet edhe konkursi për regjistrim të studentëve në vitin akademik 2014-2015.

Në një intervistë për transmetuesin publik, ai bëri të ditur se Ministria e Arsimit javën e ardhshme do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim penal për 100 qytetarë të Kosovës, të cilët më 14 qershor - në një mënyrë ose tjetër - kanë ndërhyrë në procesin e testimit të maturantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat