Ndërrohet ​sërish flamuri ‘Te Rrethi’, nuk dihet nga kush

Kosova

Ndërrohet ​sërish flamuri ‘Te Rrethi’, nuk dihet nga kush

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 20:27

Dikush është duke i ndenjur gati flamurit kombëtar të vendosur ‘te rrethi’, rrugës për Veternik në Prishtinë, pasi këto ditë është vendosur një flamur i ri, duke e zëvendësuar atë të vjetrin i cili kishte filluar të griset.

Javën e kaluar , ka raportuar se flamuri kombëtarë ishte grisur dhe se nuk ishte përkujdesur askush për ta ndërruare, derisa Komuna e Prishtinës ishte përgjigjur se flamuri nuk është vendosur nga komuna dhe se ndërrimi i tij eventual, nuk është biseduar ende në komunë.

Se kush po e vendos flamurin kombëtar në hyrje të Prishtinës mbetet ende e paqartë edhe pse dyshohet se këtë po e bënë Lëviza Vetëvendosje, por ata deri me tash nuk e kanë marrë përgjegjësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat