Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Kosova

Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 19:43

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas përdorimit të dhunës nga ana e policisë maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë gjatë protestave të djeshme dhe të sotshme në Shkup.
"Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e shtetit maqedon, respektimin e të drejtave të njeriut ndaj kombit shqiptarë, dhe në të njëjtën kohë i benë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhynë në Maqedoni dhe të rishikoj implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e drejtësisë maqedonase që të veproj në mënyrë të drejtë dhe të mos bëjë gjykime provokuese dhe anti shqiptare.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton institucioneve të drejtësisë në Shkup, që gjykimet të tilla ndaj shqiptarëve në të gjitha hapësirat e ish Jugosllavisë ka bërë vetëm politik diskriminuese e Sllobodan Millosheviqit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat