MPJ e Kosovës dënon dhunën e policisë maqedonase

Kosova

MPJ e Kosovës dënon dhunën e policisë maqedonase

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 17:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj protestave të dhunshme që sot kanë hyrë në ditën e dytë në Maqedoni.“Po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni përkitazi me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup”, thuhet në reagim.

Më tej, thuhet se “MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni”.

MPJ U bënë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi.“Ministria e Jashtme do të vazhdoj t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre”, u tha në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat