Kryetari Bahtiri dënon baltosjen e Heroit të Kombit

Kosova

Kryetari Bahtiri dënon baltosjen e Heroit të Kombit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 17:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër atakimin e shtatores së Heroit të Kombit Shemsi Ahmeti-Komandant Shemi, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së shtunës.“Heroi i Kombit, Shemsi Ahmeti-Komandant Shemi, është një figurë emblematike e kombit.

Ai ishte njëri nga luftëtarët më të mirë dhe më trima të luftës së UÇK-së, i cili nuk kurseu asgjë, pra as jetën e tij, për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, prandaj ai që ka baltosur shtatoren e tij, mund të jetë vetëm ndonjë njeri që nuk ia don të mirën as kombit e as Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

Ai i bashkëngjitet indinjatës së thellë të qytetarëve të komunës për këtë akt të turpshëm e të shëmtuar dhe kërkon nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masa të menjëhershme për identifikimin e personit që ka bërë këtë vepër të dënueshme kriminale dhe që të qitet para organeve të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar.

“Nuk do të lejojmë kurrë dhe në asnjë mënyrë që qyqarët të baltosin figurat tona më të ndritshme e që për ne janë të shenjta”, tha Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat