Zgjedhjet e jashtëzakonshme i rrezikojnë zgjedhjet në LDK

Kosova

Zgjedhjet e jashtëzakonshme i rrezikojnë zgjedhjet në LDK

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:07

Nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo, sipas zyrtarëve të LDK-së, do të bënte që zgjedhjet e brendshme të LDK-së të shtyhen në afat të pacaktuar.

Ndryshe ata shpresojnë se nuk do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa është paralajmëruar se ka zëra të pakënaqur brenda LDK-së, të cilët pritet të “shpërthejnë”, në kohën e zgjedhjeve të këtij subjekti shkruan Tribuna.

Agim Veliu, anëtar i Kryesisë së LDK-së, është shprehur se nuk beson se do të përsëriten zgjedhjet nacionale, për teke të disa individëve. Në këtë mënyrë LDK-ja do të mund t’i kryente zgjedhjet në kohën e caktuar që është fundi i muajit nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat