VV i jep koalicionit garanci dy vjeçare

Kosova

VV i jep koalicionit garanci dy vjeçare

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 22:00

Marrëveshja ndërmjet bllokut opozitar, LDK, AAK, Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje asht po thuajse punë e kryer, por Vetëvendosje nuk ka me iu bashku qeverisjes, në rast se arrin ta krijoj blloku opozitar.
Këtë e ka bërë me dije një burim i televizionit Rrokum brenda koalicionit opozitar.

Sipas këtij burimi, tashmë Lëvizja e Albin Kurtit, i ka ofruar mbështetje bllokut opozitar tu i garantuar votat e këtij grupi parlamentar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, mandatarit të Qeverisë, dhe çështjeve tjera, në një mandat 2 vjeçar, që i bie deri në vitin 2016, kur edhe Vetëvendosje, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Ne në bisedimet e fundit e kemi marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Parlamentit dhe për formimin e qeverisë, krejt kjo me kusht që mos me u lejuar krijimi i qeverisë Thaçi 3. Ndërsa garancinë e kemi për dy vjet, ngase Vetevendosje po tenton me marr primatin e gardianit të Kosovës dhe luftëtareve të së keqes”, ka thanë ky burim.

I njëjti burim banë me dije se disa nga kërkesat e Vetëvendosjes janë pranuar, e për disa të tjera lideri i Vetëvendosjes tashmë e ka zbut qëndrimin, siç asht kërkesa për çështjen e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat