Krasniqi: Akuzat për presion, të pakuptimta!

Kosova

Krasniqi: Akuzat për presion, të pakuptimta!

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 21:08

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, sot është akuzuar për presione dhe shantazhe ndaj presidentes me retorikën e tij.
Këto akuza, në adresë të tij kanë ardhur përmes një komunikate të përbashkët nga blloku opozitar LDK-AAK-Nisma.

Thaçi nuk është prononcuar ende në publik rreth bllokut opozitar apo rreth çështjes së mandatarit. Ndërsa, për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ka treguar pranimin - përmes rrjeteve sociale.

Andaj, këto akuza për nënkryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, janë të pakuptimta dhe të papërgjegjshme.

“Kryeministri, për ta ruajtur qetësinë dhe për ta parandaluar ngritjen e tensioneve politike, nuk ka dashur të prononcohet pa përfunduar procedurat e rregullta deri te certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ-ja dhe as nuk është prononcuar deri më tash për mediat vendore, prandaj është shumë e çuditshme kur lexon këso akuzash pa kurrfarë baze dhe të papërgjegjshme, pikërisht nga ata që po shfrytëzojnë gjithçka për të bërë presione politike”, thotë ai.

Sipas tij, këto akuza “janë në njëfarë forme presion, sikurse që ishin edhe interpretimet e shpeshta të tyre si të Kushtetutës”.

“Kryeministri ka pritur certifikimin e zgjedhjeve dhe tash po e pret edhe ‘dritën e gjelbër’ nga presidentja për të krijuar qeverinë dhe vazhduar punën për jetësimin e Misionit të Ri për zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat