Fisinik Ismajli: Veç prej Adem Grabovcit edhe Kamishit e pranoj ofertën për me votuar Thaçi 3

Kosova

Fisinik Ismajli: Veç prej Adem Grabovcit edhe Kamishit e pranoj ofertën për me votuar Thaçi 3

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 20:52

Fisnik Ismajli I cili tashmë do të jetë pjesë e Kuvenit të Kosovës, pas refuzimit të bashkëpartiakut të tij Liburn Aliu, thotë se tani po pret ofertat për të votuar qeverinë “Thaçi 3”.

Lexojeni postimin e plotë të Fisnik Ismajlit në Facebook

“Tash mbasi po bahem deputet, thirrjet për me m'bindë me e votue qeverinë Thaçi 3 i pranoj VEÇ prej Adem Grabovcit edhe Kamishit, se kam qef me ua ndi zanin. Mos të gabon me thirrë tjetërkush, si qifti i Ramiz Lladrovcit apo Petrit Selimit, se veç prishni punë.

Ofertë me ma pak se 7 shifra nuk pranoj, edhe e due në pare të gatshme paraprakisht. I kam do shoqata simpatike që iu duhen donacione. Nëse keni ndonji sygjerim kujt i vyejnë paret, tregoni.
Meqenëse votimi është i fshehtë, ju siguroj se e keni votën time (n'lesh) .

Njikohësisht e shfrytëzoj rastin me i përshëndetë edhe nji herë Gazetën Express (të cilëve ua dhuroj nji shishe kur ta fitoj rastin gjyqësor) , Astrit Haraqinë (i cili si duket paska dalë prej burgut) edhe nji m*t të pavlerë, veç eh, të cilit ia kam futë moti bllok, por ai s'ndalet tuj folë keq për mue, me banim në Zvicër, shofer i xhipit të Kadri Veselit, përdhunues i dënuem grash, Sali Rexhaj (dikush çoja selamin, se bllok e ka).
Pak atyne dashakeqëve, që e përkrahin të keqen që e ka kapë vendin tim, e janë sillë si të poshtër me mue, kam me e pasë kënaqësinë e veçantë me vazhdue me ju plasë.
Votuesve e dashamirëve të mi sonte ju qendisi një tekst të veçantë, se s'mujta pa i plasë qeta nji herë.”, ka shkruar Ismajli në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat