Do të mbyllet edhe një rrugë në Mitrovicën e Veriut

Kosova

Do të mbyllet edhe një rrugë në Mitrovicën e Veriut

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 20:22

Rruga kryesore te Tre Rrokqaiejt në Mitrovicën Veriore pritet të mbyllet brenda pak ditësh.Kjo rrugë e cila është kryesorja e cila lidh shqiptarët e lagjes së Boshnjakëve me ata të Tre Rrokaqiejve dhe Suhodollit do të shndërrohet në shetitore pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut e ka marrë këtë vendim.
Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të asambleistëve shqiptarë dhe një asambleisti boshnjak.

“Përpos efektit politik e ka edhe efektin psikologjik, por edhe efektin fizik, ne si qytetarë të Veriut në pamundësi për të qarkulluar në veri me automjet detyrohemi që të kalojmë nëpër urë tjetër e që është ura lindore, pra është një problem i madh i cili duhet të zgjidhet urgjentisht dhe kjo barrikadë si e tillë duhet të eleminohet pa kushte pasi që liria e lëvizjes është e garantume me ligj dhe Kushetutën e vendit”, tha për KTV, Emir Azemi, nënkryetar për komunitete.

Asambleisti i LDK’së Lumni Xhaka thotë se nëse nëse nuk ndalohet bllokimi i rrugës këtë çështje do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat