Shpend, pse nuk po i rrënon garazhet e PDK-së?

Kosova

Shpend, pse nuk po i rrënon garazhet e PDK-së?

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:55

Aktivisti Shpend Kursani ka reaguar pas largimit të karrigeve te “Martini” duke thënë se Kryetari i Prishtinës duhet t’i largojë garazhet PDK’së të ndërtuara pa leje.

“Shpendi e shiti Q7-shin e Ises, po Q7-shat e PDK-se vashdojne te parkohen ne garazhat ilegale, perderisa ato cka nuk i premtoi, largimin e karrigave te disa kafehaneve irelevante ne nje rruge qorre, i largoi”, ka shkruar Kursani.

Lexojeni të plotë reagimin e Shpend Kursanit:

Shume kam deshire te kete rregull ne kryeqytet. Por nese ky lajm eshte i vertete jane ca gjana qe duhet te thuhen:
Me kujtohet kur ne minutat e para kur Shpend A. Ahmeti fitoi zgjedhjet ne Prishtine, prej te parave gjera qe i permendi per te sjellur rregull dhe rend e ligj ishte largimi i garazhave ilegale te PDK-se ne qender te Prishtines te vendosura ilegalisht. Shpendi e shiti Q7-shin e Ises, po Q7-shat e PDK-se vashdojne te parkohen ne garazhat ilegale, perderisa ato cka nuk i premtoi, largimin e karrigave te disa kafehaneve irelevante ne nje rruge qorre, i largoi.

Shpendi premtoi qe do te kete prioritet per kembesoret. E desha te ia perkujtoj qe te kafehanet te cilave ia hoqi karrigat nuk i penguan kembesoreve. Ajo cka i pengon kembesoreve aty jane pikerisht veturat te cilat Shpendi premtoi qe do t’i dekurajonte, e qe vazhdojne te qendrojne aty sic do ta deshmoj ne nje koment me poshte
Shpend, mbaji premtimet dhe distancohu nga drejtesia selektive te cilin e praktokoi Hashim Thaci, e Isa Mustafa me Ramush Haradinajn me te cilet po lajthiteni te beni koalicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat