Tahiri në Bruksel kërkon zhbërjen e strukturave paramilitare

Kosova

Tahiri në Bruksel kërkon zhbërjen e strukturave paramilitare

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:42

Zëvendëskryeministri Tahiri theksoi arritjet konkrete në vendosjen e rendit dhe ligjit në komunat veriore dhe zhbërjen e strukturave ilegale në fusha relevante, ndërkohë që bëri me dije se kanë mbetur edhe disa çështje për tu zgjidhur, siç janë zhbërja e strukturës paramilitare të ashtuquajtur mbrojtje civile, mbyllja e planeve zbatuese në temat e drejtësisë, energjisë, telekomit etj.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, dje dhe sot ka mbajtur takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Në këtë vizitë zëvendëskryeministrja Tahiri është takuar me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së Fernando Gentilini, me Drejtorin për Zgjerim të Komisionit Evropian për rajonin, Jean-Eric Paquet, si dhe me Alexis Hupin dhe Bernd Thran ndërmjetës për fushat e veçanta në kuadër të dialogut të Brukselit.
Në agjendën e këtyre takimeve ishte analizimi i zbatimin të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, ku u vlerësuan arritjet si dhe u evidentuan sfidat që duhet adresuar dhe angazhimet për të ardhmen. Në këto takime u konstatua se zbatimi i marrëveshje është duke shkuar mirë dhe u përcaktuan për vazhdimin e mëtejmë per zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në takimin me Gentilinin vlerësoi arritjet e dialogut të Brukselit në përparimet e Kosovës në integrimin evropian, vendosjen e vlerave evropiane në marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende aspirante për integrim në Bashkimin Evropian; potencoi mbylljen e suksesshme të negociatave me BE-në për marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe lidhur me këtë u tha se shumë shpejtë Kosova do ta përafroj këtë marrëveshje me BE-në, si dhe përparimi drejtë liberalizimit të vizave të shumëpritur nga qytetaret e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Tahiri theksoi arritjet konkrete në vendosjen e rendit dhe ligjit në komunat veriore dhe zhbërjen e strukturave ilegale në fusha relevante, ndërkohë që bëri me dije se kanë mbetur edhe disa çështje për tu zgjidhur, siç janë zhbërja e strukturës paramilitare të ashtuquajtur mbrojtje civile, mbyllja e planeve zbatuese në temat e drejtësisë, energjisë, telekomit, pastaj avancimi i IBM-it në ndërtesat e përhershme, etj. Zëvendëskryeministrja Tahiri në mënyrë të veçantë ngriti çështjen e barrikadave të reja në Urën e Lumit Ibër dhe kërkoi angazhime të shtuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e tyre dhe mundësimin e lëvizjes së lirë sa më shpejtë, ashtu siç është premtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat