​Haziri: Akuzat e opozitës janë kryekëput shpifje

Kosova

​Haziri: Akuzat e opozitës janë kryekëput shpifje

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:36

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i është përgjigjur sot akuzave të degës së PDK-së në Gjilan dhe asaj të Vetëvendosjes, duke quajtur kryekëput shpifje.

Po e sjellim të plotë deklaratës e kryetarit Haziri:

Sa i përket qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anëtarët e komisoneve, emërimet e tyre, grupet punuese, sa i përket ekzekutivit ne angazhohemi që të jemi në nivel sa më profesional dhe sa më përfaqësues. Sa i përket Asamblesë Komunale është çështje që i takon kryesueses dhe grupeve politike brenda atje. Mund t’ju them që ky është angazhim i përbashkët, por nuk jam njëri nga ata që kam punuar formula të përfaqësimit, nuk i favorizoj formulat e përfaqësimit në kohën kur duhet të ketë përfaqësim profesional, qoftë ata të komisionerëve nëpër borde, qofshin nëpër komisione. Nëse adresohet çështja e zgjedhjes së komisonerëve në Kuvendin Komunal, atëherë ju e dini vendimin tim të parë që për shkak të politizimit të bordeve të ndërmarr jeve komunale, ne jemi angazhuar që bordet të jenë profesionale dhe i kemi dhënë të drejtim të tillë. Të gjithë anëtarët mund të jenë më afër një subjekti politik, por janë profesional sa i përket përfaqësimit dhe të gjithë e dinë, autoritetet njihen në qytet.

Konkursin për drejtorë të shkollave e kam anuluar në mënyrë që të plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara sipas ligjit dhe procesi do t’i nënshtrohet prapë. Arsyet e anulimit të konkursit janë: nuk ka qenë përfaqësimi në komisone, ka qenë përfshirja e domosdoshme e Këshillit të prindërve dhe Këshillit të nxënësve, përderisa Këshilli i prindërve ka treguar një interesim, kemi pasur mungesë të Këshillit të nxënësve dhe interesit të nxënësve. Nxënësit kanë të drejt të marrin pjesë si vëzhgues, me treguar interesimin sepse janë përfaqësim për të cilët punohet.

Sa i përket akuzave të PDK-së mund t’i kualifikoj shpifje. Më vjen keq që po vazhdojnë edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale me jetu me tensionin e rezultatit zgjedhor. Ai është vedikt qytetar, nuk është verdikt i imi. Ka ardhur koha ta largojnë inatin dhe inercionin në aktivitete. Në të tri projektet, Zyra e prokurimit është e ndarë, unë jam autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe unë garantoj ligjshmëri. Gjithçka që kanë problem dhe që duan të shohin, zyra është e hapur. Ne jemi komuna e parë që kemi nënshkruar marrëveshje me organizatën joqeveritare si “Fol”, e cila merr pjesë dhe monitoron procesin e prokurimit në Gjilan. Mund t’i adresojnë çështjet edhe te zyrtari më i lartë në zyrën e prokurimit lëndët e tilla. Përveç në rastin e procesit të dezinsektimit në Gjilan, që kanë qenë vlerë e lartë dhe unë e kam rekomanduar anulimin e menjëhershëm, proceset tjera që kanë kaluar janë në përputhje të plotë me ligjin, unë nuk kam asnjë vërejtje nga subjektet e caktuara. Në momentin që adresohen të kryetari pakënaqësi e ankesa edhe nga grupet politike edhe të qytetarëve, unë e shqyrtoj lëndën dhe e rekomandoj organit shqyrtues të prokurimit të ndërmarrë vendime ligjore.

Administrata e kaluar në emër të kontratave në kornizë ka bërë shpenzime enorme. Gjilani nuk e ka komoditetin që të paguaj mbi 260 mijë euro vetëm për sigurinë e objekteve, në kohën kur po jetojmë në teknologji dhe gjithçka monitorohet nga syri i kamerave. Natyrisht, ne do ta bëjmë një zgjidhje alternative e cila ulë shpenzimet në mënyrë enorme dhe kontratat kornizë për ne në të gjitha rastet janë treguar të shtrenjta. Edhe mirëmbajtja e parqeve, edhe parkingjet që është joligjore edhe problemet tjera që i kemi gjetur ne i kemi adresuar. Kontratat kornizë nuk mund të jenë subjekt i prokurorive, mund të jenë subjekt i organit të shqyrtimit të prokurorimit. Unë jam këtu për të garantuar ligjshmëri, unë jam shumë i lumtur që Gjilani ka vendosur, përkundër disiplinës së ashpër buxhetore, në të njëjtën kohë Gjilani është në solidaritet me këto masa të ashpra buxhetore.

Këta që po tentojnë përmes shpifjeve të nxjerrin lëndë, po duan që të fshehën prapa paligjshmërie dhe dallavereve që janë gjetur në komunë, të cilat kanë me u zbardhë herët a vonë. Prokuroria në Gjilan ua ka tërhequr vërejtjen individëve të caktuar në Gjilan, që shpifja është vepër e cila sanksionohet me ligj. Dega e PDK-së në Gjilan e di dhe i është bërë e qartë që cdo shpifje, lajm i rrejshëm dhe botim i rrejshëm sanksionohet si vepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat