Partia Ekologjike e shqetësuar me raportimet për uranium të varfëruar në Kosovë

Kosova

Partia Ekologjike e shqetësuar me raportimet për uranium të varfëruar në Kosovë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 11:39

Partia Ekologjike e Kosovës është tejet e shqetësuar nga teksti që është publikuar së fundi nga Express, i cili flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 tonë të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999, nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Për të qenë rreziku edhe më i madh, në raport theksohet se bombardimi i NATO-së ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat shkurtra dhe afat gjata në zinxhirin ushqimor. Andaj, sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Mediat e huaja, kanë zbuluar raportin e z. Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, për pasojat e tmerrshme të bombardimeve, i cili nuk është publikuar asnjëherë gjer më tani.

Por, të dhënat e këtij raporti, padyshim se justifikohen edhe nga numri tejet i madh i vdekjeve gjatë këtyre 15 viteve, qofshin ato nga leukemia, kanceri por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera, të cilat shumë prej tyre fare nuk janë diagnostifikuar.

Mirëpo, Partia Ekologjike e Kosovës, kërkon nga Institucionet e Kosovës, që urgjentisht të grisë këtë çështje në instancat më të larta të Bashkimit Evropian, me qëllim që të ndërmerren masaurgjente, efikase, për eliminimin ose zbutjen e këtij fenomeni tejet i rrezikshëm për shëndetin e popullatën të Republikës së Kosovës.

"Vetëm sa për të ua përkujtuar, PEK-u në shumë prej Konferencave për shtyp dhe Tryezat e saj, me qindra herë ka potencuar për dyshimin e prezencës së uraniumit të varfëruar, duke kërkuar gjithashtu nga institucionet shtetërore që të bëjnë verifikimin e prezencës së uraniumit në Kosovë. Fatkeqësisht, me shumë çështje të panevojshme, këta janë marruar, ndërsa me këtë “biznes” asnjëherë as që kanë qarë kokën që të merren", thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Mr.sc. Arif Krasniqi, kryetar i kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat