SHIK-u me propagandën e tij po tenton ta destabilizoj LDK-në dhe koalicionin

Kosova

SHIK-u me propagandën e tij po tenton ta destabilizoj LDK-në dhe koalicionin

Nga: Mimozë lakna Më: 4 korrik 2014 Në ora: 11:26

Derisa koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës po forcohet si dhe ka shenja pozitive që atij t`i bashkëngjitet edhe Lëvizja Vetëvendosje, SHIK-u nga ana tjetër po mundohet të bëjë propagandë duke përhapur lajme për trafikimin e deputetëve të LDK-së në PDK.

Kështu vlerëson Faik Krasniqi,anëtari i Këshillit të ekspertëve të LDK-së, thekson se SHIK-u po tenton te krijojë huti me propaganda të ndryshme kinse me marrëveshje me deputetë ose koalicion me LDK, për te krijuar qeverinë e re.

“Publikimet e lajmeve nga mediumet e PDK-së dhe SHIK-ut për gjoja trafikim të deputetëve apo edhe të bisedimeve të fshehta për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së, kanë për qëllim ''destabilizimin'' e koalicionit të opozitës, që tani do të jetë pozita e re e Qeverise së Kosovës”,thotë Krasniqi.

Që nga dita e djeshme janë publikuar lajme të ndryshme që ndërlidhen me fatin e qeverisë së ardhshme. Përveç lajmit për “blerjen”, e deputetëve të subjekteve të tjera politike nga ana e PDK-së, ka rrjedhur edhe lajmi se PDK-ja e LDK-ja janë duke biseduar për mundësinë e një koalicioni të përbashkët qeveritar.

Mirëpo, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndryshe, përveç forcimit të koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje këto subjekte kanë bërë marrëveshje me shkrim që në asnjë mënyrë të mos konsultohen e as të mos hyjnë në koalicion me PDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat