PDK e dorëzon `Dosjen Haziri` në Prokurori

Kosova

PDK e dorëzon `Dosjen Haziri` në Prokurori

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 09:14

Dega e PDK-së në Gjilan ka dorëzuar në prokurorinë e Gjilanit inicimin e hetimeve për tre tender ndaj Lutfi Hazirit, siç thuhet për ndërhyrje dhe shkelje procedurale e ligjore.

Lutfi Haziri mund të përballet me hetime nga ana e Prokurorisë pasi që dega e PDK-së ka paralajmëruar se ka dorëzuar në prokurori kërkesën për inicimin e hetimeve, meqë kjo parti konsideron se Lutfi Haziri ka ndërhyrë dhe bërë shkelje të procedurave ligjore në tre tender.

Këto ndërhyrje vlerësohen si vepra të rënda penale të shkaktuara nga ana e kryetarit Haziri thuhet në një njoftim të grupit të këshilltarëve të PDK-së, të cilët edhe kanë paralajmëruar konferencë gjatë ditës për të bërë publik dorëzimin në prokurori të “Dosjes Haziri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat