Reagon Petrovici: Do të jemi pjesë e Qeverisë

Kosova

Reagon Petrovici: Do të jemi pjesë e Qeverisë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 00:47

Lista “Srpska” ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili një ditë më parë tha se nuk e dëshiron këtë subjekt në Qeveri.
Deputeti Slobodan Petrovic thotë se Lista “Srpska” do të jetë pjesë e qeverisë dhe se këtë e ka të garantuar me Kushtetutë.

“Siç na mundëson edhe Kushtetuta, ne do të jemi pjesë e Parlamentit dhe e Qeverisë, por me rëndësi për ne është që në bisedë me mandatarin e qeverisë së ardhshme të shpalosim pritjet tona dhe rolin tonë në mënyrë që të kemi një platformë të përbashkët”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat