Opozita: Autostrada nuk do të kushtoj vetëm 600 milionë

Kosova

Opozita: Autostrada nuk do të kushtoj vetëm 600 milionë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 00:22

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se Projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit e eëmruar “Arbën Xhaferi” ka me u realizuar bazuar në standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorëay Standards) dhe ka një çmim fiks prej 599,944,263.54 Euro.
Por, opozita duke u nis nga përvoja me autostradën e kaluar dhe me formatin e kontratës, asht e biseduar se ky çmim ka për tu rrit dhe nuk ka mbet në shumën e prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës, raporton Rrokum TV.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thanë se duke u nis nga përvojat me “Rrugën e Kombit” që po ashtu asht ndërtuar nga Bechtel&Enka dhe kontrata e formatit “ekzekuto duke projektuar” banë që fundi i çmimit mos me u dit.

Ymeri po ashtu ka theksuar se Qeveria ka lanë shumë probleme të pa zgjidhura, e që janë ma me rëndësi për qytetarët se sa kjo autostradë.
Ai madje, ka thanë se Qeveria është me zgjedh një opsion ma të lirë dhe jo të paguante rreth 100 milionë euro vetëm për një tunel.

Nga ana tjetër, Muhamed Mustafa, ish anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e LDK në legjislacionin e kaluar, tha se Qeveria ka ma pak mjete të siguruar se sa që asht kostoja, andaj sipas tij, ka me qenë problem përmbylla e kostos financiare.

Ndryshe, marrëveshja për nënshkrimin e kontratës për këtë autostradë asht nenshkrue ditë ma parë me konzorciumin amerikano-turk, Bechtel&Enka dhe sot kanë filluar punimet në autostradën “Arben Xhaferit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat