Sahatçija: Nuk do të ketë qeveri Thaçi III

Kosova

Sahatçija: Nuk do të ketë qeveri Thaçi III

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 23:58

Teuta Sahatçija, nënkryetare e LDK’së thotë se koalicioni në mes të LDK’së AAK’së dhe NISMA’së është proces i zakonshëm i cili ndodh në shumë vende të botës, në rastin kur partia e parë nuk mund të formoj qeverinë, këtë iniciativë e ndërmerr partia e dytë.
Ajo kritikoi qeverisjen e Thaçit, i cili sipas saj, ka zhvilluar ekonominë vetëm me asfalt dhe bagera. Tha se nuk do të ketë Thaçi III.

“Kjo mënyrë e qeverisjes e tashmë ish kryeministrit Thaçi, duhet të ndalohet në mënyrë që Kosovës t’i hapen mundësitë për një qeverisje të re që ka prioritet ekonominë”, tha Sahatçija në “Interaktiv” të KTV’së.

Ajo tha se “ishte interesi i Kosovës largimi i qeverisjes Thaçi” dhe se ky koalicion ishte i duhuri.

Sahatçija tha se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja LDK, AAK dhe NISMA do të garojnë së bashku.

Ndërkohë, sa i përket vendimit të Kushtetueses, ajo tha se nuk është dashur fare që presidentja të dërgonte çështjen në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat