Haradinaj: Edhe Vetëvendosje mund të jetë pjesë e Qeverisë

Kosova

Haradinaj: Edhe Vetëvendosje mund të jetë pjesë e Qeverisë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 22:27

“Ekziston mundësia që edhe VV të kyçet në qeveri…Nëse ata e kërkojnë këtë, unë me partnerët e koalicionit do ta diskutojmë këtë”, tha Haradinaj.Haradinaj thotë se VV e ka dhënë kontributin më të madh duke i thënë jo Qeverisë “Thaçi3”.Haradinaj thotë se VV kërkon ndaljen e dialogut sepse ai nuk është zhvilluar mirë.
“Unë them se dialogut duhet ti japim kualitet… Ne jemi për një shqyrtim të dialogut dhe marrëveshjeve të arritura deri tash. Pra, nuk flas për ndërprerje të dialogut as kthim mbrapa. Nuk mendoj që as Vetëvendosja është për ndërprerje”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se beson që VV do të përkrahë dialogun, por assesi një dialog çfarë kemi pasur deri tash.

Edhe sa i përket çështjes së privatizimit Haradinaj beson se nuk do të ketë ndalje të tërësishme, por do të ketë privatizim më transparent dhe më kualitativ.

“I siguroj LDK-në, AAK-në dhe Nismën për kualitet. Por edhe partneriteti me VV-në do të mund të ndikojë në këtë partneritet.

—-

Haradinaj shpalos programin: Në fillim të qeverisjes do të marr 100 vendime

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se nominimi i tij për kryeministër ka qenë propozim i dy subjekteve të tjera politike, LDK-së dhe Nismës.

“Mbase ata e kanë konsideruar se unë mund të jem njeriu që mund të udhëheq më së miri Qeverinë”, tha Haradinaj në Rubikon.

Thotë se takimi i bllokut opozitar dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nuk ka ndodhur rastësisht.

Haradinaj thotë se bashkëpunimi ka filluar më herët.

“Që në fillim të qeverisjes sime do të marr 100 vendime të rëndësishme për vendin. Unë po vij të punoj. Në Kosovë ka me ndodhë puna”, tha i dominuari i koalicionit opozitar për kryeministër.

Haradinaj: Ne i kemi numrat, ne e bëjmë qeverinë!

Mandatari i bllokut politik nga LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni është duke bërë përpjejke që vendi të marrë drejtim tjetër. Ai ka deklaruar në emisionin “Rubikon” të KTV’së se dihet cili do jetë epoligu: qeverinë e krijon koalicioni.

“Jemi duke bërë përpjkekje që me çdo kusht, vendi të marrë drejtim tjetër. PDK nuk e ka shumicën e deputetëve në Kuvend. Meqenëse pakicat janë deklaruar se do të rreshtohen tek ata që e kanë shumicën, atëherë dihet epilogu. Mendojmë se edhe Gjykata Kushtetuese do të reflektonte nga ky realitet i krijuar në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur i bindur se do t’i fitojnë numrat e nevojshëm për të qeverisur me vendin. Me gjithë dallimet që ka me Vetëvendosjen, Haradinaj thotë se kanë përafruar qendrimet, derisa i ka ofruar kësaj të fundit që të bëhet pjesë e proceseve të privatizmit.

“Ata vet kanë me qenë pjesë e këtyre proceseve”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.
Ndërkaq, ai është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të mund të formojë qeverinë, meqë sipas tij, nuk ka mundësi që të gjejë partnerë.

“PDK ka shpresu se do t’i jepen dy mandate, ata kanë thënë hajt se do ta gjejmë një partner se do të lodhen partitë poltike, por nuk po ndodhë ashtu”, është shprehur Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat