Jahjaga: Të gjithë së bashku të ngremë një dolli për të uruar SHBA’të për Ditën e Pavarësisë

Kosova

Jahjaga: Të gjithë së bashku të ngremë një dolli për të uruar SHBA’të për Ditën e Pavarësisë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 21:51

Presidentja Atifete Jahjaga thotë se miqësia mes Kosovës dhe SHBA’ve është e përjetshme.
Në priten e organizuar nga Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jahjaga uroi popullin amerikan derisa theksoi se ndihma e SHBA për Kosovën ka domethënie të veçantë për popullin e Kosovës.

“Dëshiroj që të gjithë së bashku të ngremë një dolli për t’ju uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë, dhe për të shënuar dhe për të festuar miqësinë dhe partneritetin e përjetshëm në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët, për liri, barazi dhe demokraci”, tha Jahjaga.

Fjalimi i plotë i presidentes:

E dashura ambasadore Jacobsson,

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të vendit dhe në emrin tim personal, ju uroj juve dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Dëshiroj që të gjithë së bashku të ngremë një dolli për t’ju uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë, dhe për të shënuar dhe për të festuar miqësinë dhe partneritetin e përjetshëm në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët, për liri, barazi dhe demokraci.

E dashura Ambasadore, ju falënderoj nga zemra dhe ju falënderojmë përjetësisht për ndihmën tuaj, që ne sot të jetojmë në paqe. E kjo ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ju falënderoj për besimin e vazhdueshëm në vizionin tonë që të ndërtojmë një shtet dhe të ndërtojmë një demokraci dhe një vizion tonin të mëtutjeshëm që dita-ditës ne po ia japim formën dhe po e fuqizojmë gjithnjë e më shumë.

Gëzuar ambasadore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat