Haradinaj premton liberalizim vizash brenda vitit

Kosova

Haradinaj premton liberalizim vizash brenda vitit

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 21:44

Mandatari i bllokut politik, Ramush Haradinaj, ka thënë se epilogu i situatës së krijuar në vend dihet. Sipas tij, qeverinë e formon blloku politik: AAK, LDK dhe Nisma. Tha se ka dëshirë që edhe Vetëvendosje të jetë në ekzektuvin e ardhshëm nën udhëheqjen e tij. Haradinaj ka thënë se barrikada në veri, do të hiqet në një kohë mtë shkurtër se gjashtë muaj, ndërkaq 31 dhjetori, do të jeta dita e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto deklarata, ai i ka bërë në “Rubikon” të KTV’së.
Haradinaj ka thënë se edhe serbët do ta kuptojnë se çka kanë humbur me barrikadë. Ai ka thënë se as barrikada, as i ashtuquajturi Park i Paqes, nuk do të ekzistojnë më.

“Më barrikadë nuk do të ketë, edhe 6 muaj janë shumë. Nuk do të ketë as Park të Paqes, do të jetë rrugë e hapur, e pastruar e larë. Ajo që na mbetet është se do të luftojmë mosbesimin, t’i bëjmë të kuptojmë ata në veri se çka kanë humbur me ato barrikada”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat